KAS vepron si një partner i rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe ndërkombëtar, me një orientim të politikës në Shqipëri drejt anëtarësimit të saj në BE. Axhenda e ketij aktiviteti përfshinte leksione dhe diskutime mbi temat e integrimit europian, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Ballkanin si rajon problematik në Europë dhe kushtet e Bashkimit Evropian. Qëllimi ishte që të rinjtë si përfaqësues të së ardhmes së Shqipërisë, të kuptojnë rëndësinë e Europës, Bashkimit Europian dhe vlerave përkatëse. Lektorët e ftuar u bënë të rinjve një pasqyrë të situatës europiane dhe pozicionit aktual të Shqipërisë në lidhje me negociatat e anëtarësimit. Qëllimi është që në të ardhmen popullata shqiptare të jetë e brumosur me njohuri politike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së apo rëndësinë e BE-së në përgjithësi. Tematika të tjera të shumë diskutuara ishin rëndësia e demokracisë, lufta në Ukrainë si edhe strategjitë e ardhshme të Evropës.
Ky forum do të vazhdojë edhe me dy aktivitete të tjera gjatë këtij viti.