Konferenca "Studentët për Inteligjencën Artificiale - Efektet e përdorimit të IA-së në arsim & mbrojtja nga krimet kibernetike" u zhvillua dje, si një bashkëpunim i KAS me Albanian Center for Good Governance (ACGG) dhe Unionin e Këshillave Studentorë.
Nën moton “Studentët për Qeverisjen e Mirë”, konferenca bëri bashkë qindra studentë të fakulteteve të ndryshme, pedagogë, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.
Në panelin e parë u diskutua mbi efektet e përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin arsimor, teksa paneli i dytë u ndal veçanërisht te krimet kibernetike dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive individuale në këtë kontekst.