Përgjatë datave 18 deri më 21 tetor, KAS dhe Qendra CEDI organizuan Shkollën e Vjeshtës 2024 në Pogradec, e cila u përqendrua në ndikimin e Rusisë në ruajtjen e balancave brenda Bashkimit Evropian dhe sfidat e integrimit të Ballkanin Perëndimor.
Gjatë katër ditëve me leksione, ushtrimeve interaktive dhe simulimeve të BE-së, trajtuam një sërë temash aktuale, të tilla si:
- Roli i institucioneve të BE-së dhe përgjegjësitë e tyre në procesin e zgjerimit
- Rritja e euroskepticizmit si një sfidë e madhe për BE-në
- Gjeopolitika e re e Evropës pas luftës Rusi-Ukrainë
- Ndryshimet në dinamikën e ndihmës shtetërore të ofruara nga BE pas luftës Ukrainë-Rusi
- Impakti mediatik dhe perceptimi i publikut mbi hapjen e negociatave
- AI në tregjet digjitale dhe kuadri rregullator i BE-së
- Sfidat dhe problemet me të cilat përballet politika e sigurisë së BE-së
- Rolet gjinore, ndikimi rus dhe roli i BE-së në Ballkanin Perëndimor