Javën e kaluar, Drejtori i zyrës së KAS për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, bëri një vizitë në arkivat e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku edhe u mirëprit nga Kryetarja e institucionit, Dr. Gentiana Sula.
Gjatë vizitës u diskutua mbi bashkëpunimin e KAS dhe Autoritetit në një serë projektesh mbi promovimin e transparencës për të kaluarën komuniste, nën misionin e përbashkët të ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare mbi të shkuarën totalitare.