Më 16 shkurt, Partia Demokratike e Shqipërisë prezantoi programin e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në një panel ekspertësh dedikuar sektorit të ekonomisë, politikave fiskale dhe mbështetjes së biznesit.
Drejtori i Zyrës së KAS për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, përshëndeti punimet me një video-mesazh, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme dhe asistencën e Fondacionit Konrad Adenauer për PD-në ndër vite, si dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Takimi u përshëndet po ashtu nga Kreu i PD-së, z. Sali Berisha si dhe nga z. Steven Bucci nga Phillip N. Truluck Center for Leadership Development, Heritage Foundation.
Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të trendeve të tregtisë botërore, impaktin e tyre në realitetet lokale, si dhe mbi mënyrat se si Shqipëria duhet të reagojë në përballjen me këto ndryshime.