Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), në bashkëpunim me zyrën e KAS Shqipëri, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Divizionin e Diplomacisë Publike të NATO-s, organizoi një konferencë për të përshëndetur 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në konferencë morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Zëvendësambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, Zëvendëskryetari i Konferences së Sigurisë së Mynihut Rainer Rudolph, Presidenti i AIIS-së, Albert Rakipi, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Kjo ngjarje gjithashtu shënon edhe 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Fokusi kryesor i konferencës u vendos mbi sfidat dhe mundësitë e së ardhmes, si dhe kontributin e Shqipërisë në aleancën ndërkombëtare.