Panel ekspertësh
Detaje
Më 28 mars, zyra e Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, në bashkëpunim me Albanian Policy Center (APC), organizon një tryezë të rrumbullakët me temë “Vlerësimi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri: Sfidat, Pasojat dhe Rruga e Duhur”.Ky event do të bëj bashkë politikëbërës, akademikë, si dhe ekspertë të drejtësisë për të analizuar ndikimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke adresuar sfidat dhe drejtimet e saj për të ardhmen. Folësit përfshijnë Dr. Katrin Nagler, Dr. Thomas Kunze, Dr. Sali Berisha, Dr. Brikena Kasmi, Dr. Gentian Trenova dhe ekspertë të tjerë të shquar.
Ky aktivitet shënon përmbylljen e një projekti një-vjeçar të përqendruar në vlerësimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke analizuar kuadrin ligjor, institucionet, procesin e vetting-ut, si dhe rolin e organeve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.