Seminar
Details
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizojnë një seminar mbi pjesëmarrjen e të rinjve ne jetën politike të vendit përmes strukturave të partisë, ku ajo ecën dhe ku çalon dhe mbi domethënien e mosharrimit të së kaluarës diktatoriale nga rinia. Një i ftuar nga Unioni Rinor gjerman do të pasqyrojë për të pranishmit shembullin gjerman të angazhimit politik-partiak dhe të kujtesës kolektive mbi periudhat e errëta të historisë gjermane.