Aktivitet
Details
Tirana Connectivity Forum 2024 do të zhvillohet përgjatë datave 09-11 shtator, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se ky edicion i 10-të i TCF përkon edhe me 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, forumi do të analizojë ecurinë e një dekadë të Procesit të Berlinit në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe do të përqëndroj diskutimet e tij në çështjen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Duke marrë parasysh pasojat gjeopolitike të luftës në Ukrainë, një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet po ashtu çështjeve të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së procesit të anëtarësimit të EJL6.
TCF24 është pjesë e kalendarit zyrtar të Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së.