Aktivitet
Details
"Kulti i individit në shekullin XX" do të jetë tema e ligjëratës nga Drejtori i zyrës së KAS për Shqipërinë, dr. Thomas Kunze, në Konferencën Shkencore të Institutit për Studimin e Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit (ISKK).
Dr. Kunze do të referojë edhe pjesë nga libri i tij dhe Thomas Vogel "Oh ti, i dashur udhëheqës! Kulti i individit në shekujt XX dhe XXI", i cili shqyrton mënyrën se si kultet e individit lindin, zhvillohen dhe përshtaten në kultura të ndryshme. Libri po ashtu analizon mënyrat se si udhëheqës të ndryshëm, që nga diktatorë si Hitleri, Stalini dhe Maoja, deri te figura moderne si Kim Jong-un, Fidel Castro apo Hugo Chavez, përdorin kultin e individit për të manipuluar opinionin publik dhe për të ruajtur pushtetin politik.