Aktivitet
Details
Zyra e Fondacionit Konrad-Adenauer në Shqipëri, në bashkëpunim me Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, do të organizojë një shkollë vjeshtore mbi krahasimin e stalinizmit sovjetik dhe nacional-komunizmit shqiptar, përgjatë datave 28 tetor - 2 nëntor 2024. Ky event do të bëj bashkë studentë, historianë dhe ekspertë për të diskutuar mbi kultin e udhëheqësit Stalin, krijimin e shoqërisë sovjetike, Luftën e Ftohtë dhe Shqipërinë, si dhe ndikimin e këtyre ideologjive në formimin e regjimit komunist shqiptar. Përveç leksioneve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë edhe disa vende historike të rëndësishme si "BunkArt2" dhe "Shtëpia me Gjethe". Programi do të përfundojë me një udhëtim studimor në Elbasan, Kuçovë dhe Berat, ku pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi vendet me rëndësi historike të industrisë dhe historisë ushtarake të Shqipërisë.