Konferencë specialishtësh
Details
Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, në bashkëpunim me Albanian Policy Center organizon Konferencën Ndërkombëtare "Sfidat e Sigurisë dhe Sferat e Influencës në Ballkan", më 18 nëntor 2024.
Mbështetur nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall (GCMC), ky aktivitet do të bëj bashkë ekspertë të sigurisë kombëtare, diplomatë, politikbërës dhe gazetarë për të trajtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. Diskutimet do të përqendrohen në sigurinë kibernetike, luftën hibride dhe sfidat e qeverisjes, me qëllim hartimin e strategjive të zbatueshme për të forcuar institucionet demokratike të Shqipërisë dhe sigurinë rajonale.