Përgjatë datave 9-10 korrik, zyra e KAS në Shqipëri do të mbaj një Master Class mbi AI dhe median me ekspertin gjerman René Falkner. Ky trajnim do të eksplorojë teknika të avancuara duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale si ChatGPT dhe Runway për të krijuar përmbajtje, imazhe dhe video të gjeneruara nga AI. Pjesëmarrësit do të njihen me bazat e AI, rolin e saj në media dhe me disa këshilla praktike për të optimizuar rezultatet.