Asset Publisher

Publikime

Arsye për të qëndruar

Fuqizimi i shërbimit shëndetësor nëpërmjet fuqizimit të mjekëve të rinj në Shqipëri

Arsye për të qëndruar - Fuqizimi i shërbimit shëndetësor nëpërmjet fuqizimit të mjekëve të rinj në Shqipëri

Asset Publisher

“Arsye për të qëndruar” është një projekt kërkimor i hartuar në vitin 2022 dhe i zbatuar në periudhën tetor 2023 – shkurt 2024, i cili synon të hedhë dritë mbi mënyrat se si mund të plotësohen mungesat në rritje të mjekëve në Shqipëri, në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Objektivat e tij specifike janë: identifikimi i motiveve aktuale të mjekëve të rinj për t’u larguar nga Shqipëria, duke u përqendruar në një masë më të madhe në brezat akademikë të dhjetë viteve të fundit; veçimi i problematikave më akute dhe më vendimtare që çojnë në moszgjedhjen e një karriere mjekësore në Shqipëri; analizimi i qëndrimeve dhe perceptimeve të më shumë se 500 studentëve, mjekëve të përgjithshëm dhe specializantëve që janë arsimuar pjesërisht apo plotësisht në Shqipëri, duke u thelluar në temat dhe problematikat më thelbësore; rishikimi i strategjive të implementuara apo miratuara deri më sot, për të propozuar më pas politika që mund ta ndryshojnë gjendjen e stafit të shërbimeve shëndetësore në Shqipëri dhe në përgjithësi shërbimin shëndetësor

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher