Në këtë raport paraqitet një analizë e përgjithshme e zbatimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, bazuar në raportet e monitorimit të realizuara nga Kongresi Rinor Kombëtar që nga viti 2021 në kuadër të Programit të Kërkimit, Monitorimit dhe Vlerësimit. Analiza bazohet në përpunimin e një sërë të dhënash sasiore dhe cilësore, duke evidencuar sfidat ekzistuese dhe paraqitur rekomandime për përmirësimin e situatës aktuale. Po ashtu, në raport integrohen edhe perceptimet e aktorëve të tjerë shoqërorë që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ky proces, siç janë organizatat e shoqërisë civile, me fokus tek organizatat rinore dhe vete të rinjtë.