Në këtë libër, partitë politike janë paraqitur si institucione qendrore të një demokracie moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementet themelore të organizimit të tyre, konteksti i tyre politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë partiake dhe sfidat specifike me të cilat ballafaqohen partitë janë temat kryesore. Libri gjithashtu jep një pasqyrë të shkurtër të peizazhit të partive politike në Republikën e Shqipërisë dhe përshkruan ideologjitë e tyre dhe koalicionet politike.