Asset Publisher

Publikime

Vjetari i politikës së jashtme të Kosovës (2023)

Ky raport ofron një analizë të shkurtër të politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024.

Asset Publisher

Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të arriturat, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politikën e jashtme. Të dhënat e mbledhura përfshijnë deklaratat zyrtare të qeverisë, të dhënat e takimeve diplomatike dhe analizat e angazhimeve ndërkombëtare. Llojet e të dhënave të përdorura në këtë raport janë vlerësime cilësore dhe metrikë sasiore të veprimtarive diplomatike.

Gjetjet tregojnë se Kosova navigoi një vit sfidues i cili ishte i shënuar me një proces shqetësues të dialogut me Serbinë, sanksionet/masat e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tensionet dhe incidentet në veri të Kosovës, përmbushja e shumëpritur i premtimit të liberalizimit të vizave dhe hapat e rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pavarësisht vështirësive, Kosova ka mbajtur përgjithësisht marrëdhënie të mira me aleatët kryesorë si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania e Madhe. Megjithatë, këto marrëdhënie u testuan nga deklarata përçarëse në lidhje me mungesën e koordinimit të qeverisë aktuale me partnerët ndërkombëtarë. Kosova arriti të mbajë marrëdhënie disi pozitive me shumicën e vendeve fqinje, pavarësisht dallimeve në politikat rajonale (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut). Përveç kësaj, Kosova mbajti partneritete me aleatë të vjetër si Kroacia dhe Turqia. Lidershipi aktual në Kosovë në mënyrë aktive ndoqi angazhimet diplomatike, duke vënë në dukje aspektet kyçe të këndvështrimit të tyre për Kosovën në vitin 2023, si zhvillimi ekonomik, demokracia dhe sundimi i ligjit gjatë vizitave në vendet evropiane dhe ato jo-evropiane.

Raporti shqyrton politikën e jashtme të Kosovës, duke dhënë një pasqyrë të përgjithshme të ndjekur nga kapitujt e detajuar për marrëdhëniet dypalëshe/bilaterale, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, integrimin euroatlantik, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe performancën e MPJD-së së Kosovës gjatë vitit 2023.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher