Asset Publisher

Titujt

Dixhitalizimi i kujdesit publik shëndetësor në Kosovë

Pasqyrë e përgjithshme dhe sfidat

Zhvillimet teknologjike po i japin formë të ardhmes në shumë fusha, ndër të cilat edhe shëndetësia nuk është përjashtim. Ky publikim analizon sfidat aktuale dhe potencialin që Kosova ka në zhvillimin e teknologjisë në shërbimet shëndetësore, si dhe rëndësinë e këtij transformimi dixhital për vendin tonë.

Asset Publisher

Përparimi i teknologjisë dhe aplikimi i saj në shërbimet publike vazhdimisht ka luajtur një rol vendimtar në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Shëndetësia po kalon një transformim të thellë, nxitur nga teknologjitë inovative që shtyjnë vazhdimisht kufijtë e menaxhimit të sëmundjeve. Pajisjet e avancuara e inovative janë duke ndihmuar në fusha të ndryshme shëndetësore, përfshirë testimin e diabetit, detektimin e virusit HIV, fabrikimin e ortotikëve, protetikëve dhe pajisjeve tjera klinike. Për më tepër, integrimi i kujdesit në distancë, telemjekësisë dhe shërbimet shëndetësore celulare po revolucionarizojnë ofrimin e kujdesit shëndetësor duke përforcuar kujdesin në hapësirat mjekësore dhe duke fuqizuar pacientët për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje krahas ofruesëve të kujdesit shëndetësor. Përdorimi i pajisjeve ‘wearable’, aplikacionet mobile shëndetësore, teleshëndeti, teknologjia e informacionit shëndetësor dhe telemjekësia ka shtyer rritjen e qasjes në kujdesin shëndetësor, ka reduktuar joefikasitetin brenda sistemit të kujdesit shëndetësor, ka përmirësuar cilësinë e shërbimeve, ka ulur kostot dhe ka ndihmuar zhvillimin e kujdesit të individualizuar ose të personalizuar. 

 

Kosova është përballur me sfida të mëdha me sistemin e saj të dobët të kujdesit shëndetësor, të rënduar nga kufizimet financiare që penguan investime të konsiderueshme në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor të pasluftës. Vendi jonë ka shfrytëzuar ndihmën ndërkombëtare për të përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor, por ndryshimet transformuese kanë
munguar, shoqëruar me një kujdes shëndetësor jo fleksibël dhe sistem joefikas. 

 

Ky publikim analizon sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe jep rekomandime se si të zgjidhen ato.

 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher