Asset Publisher

Titujt

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi

Anketa mbi Perceptimin e Qytetarëve

KAS dhe Inistituti i Prishtinës për Studime Politike ka realizuar anketën mbi perceptimin e qytetarëve kosovarë për politikën ndërkombëtare dhe dialogun e Kosovës Serbi. Ky raport përshkruan gjetjet kryesore të një sondazhi të qytetarëve të realizuar gjatë nëntorit 2022 me 1056 të anketuar në Kosovë. Ky anketë është kryer nga UBO Consulting gjatë Nëntorit 2022 bazuar në pyetjet e hartuara nga PIPS në bashkëpunim me KAS. Anketa është e ndarë në dy seksione. Së pari, ajo anketon pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për një gamë të gjerë temash që kanë të bëjnë me çështjet ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me fuqitë dominuese rajonale dhe globale. Së dyti, anketa hulumton pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për çështjet më të ndjeshme në lidhje me pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në përgjithësi, rezultatet e anketës tregojnë se qytetarët e Kosovës kanë një opinion të qartë për lidershipin global, politikën ndërkombëtare dhe sigurinë. Sondazhi zbulon se qytetarët e Kosovës kanë një preferencë të qartë për vendet që shihen si promotore të paqes botërore dhe janë mbështetëse të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Sa i përket diplomacisë dhe pozitës ndërkombëtare të Kosovës, anketa zbuloi se përderisa shumica e të anketuarve janë të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës, ka ende një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që nuk është aq e kënaqur.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher