Qëllimi i konferencës ishte analizimi i çështjeve aktuale të sigurisë në vend, duke u fokusuar në dy elemente kritike që përshkruajnë cenueshmërinë e Kosovës dhe perspektivat për forcimin e politikës së sigurisë kombëtare, përkatësisht: ndikimin e jashtëm malinj dhe mjetet përmes së cilave një ndikim i tillë ndikon në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.
Qëllimi i konferencës ishte i dyfishtë: së pari, lansimi i dy punimeve hulumtuese. Punimi i parë titullohej “Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse” dhe punimi i dytë titullohej “Përballja me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE”. Ndërsa qëllimi i dytë i konferencës ishte të diskutohen gjetjet e punimeve me ekspertë të dalluar, si dhe të ketë rekomandime se si hulumtime dhe diskutime të tilla ndihmojnë në politikëbërjen e ardhshme, veçanërisht në agjendën e politikës së jashtme të Institucioneve Qeveritare të Kosovës.
Disa gjetje të theksuara të punimit dhe diskutimit të parë të titulluar “Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse” ishin si në vijim:
- Çështjet e ndërhyrjes dhe dezinformimit të huaj nuk janë thjesht politike; ato janë sfida që godasin në zemër aspiratat demokratike të Kosovës dhe sigurinë e të gjithë Ballkanit Perëndimor
- Prania e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht përmes aleancës së saj kulturore, ekonomike dhe politike me Serbinë, përfaqëson një përpjekje strategjike për të kundërshtuar integrimin euroatlantik të rajonit.
- Kosova dhe partnerët e saj duhet të kenë prioritet kundër dezinformimit përmes mediave transparente, fushatave të ndërgjegjësimit publik dhe iniciativave të kontrollit të fakteve për të zbutur narrativat ruse.
- Bashkëpunimi më i ngushtë për nismat e ndarjes së inteligjencës dhe sigurisë kibernetike do të forconin qëndrueshmërinë rajonale dhe do të kufizonin kapacitetin operacional të akterëve të huaj që synojnë të destabilizojnë Ballkanin.
Disa gjetje të theksuara të punimit dhe diskutimit të dytë të titulluar “Përballja me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE” ishin si në vijim:
- Lobimi proaktiv i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është INTERPOL, jo vetëm që dobëson sigurinë kombëtare të Kosovës dhe pengon integrimin e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar, por edhe pengon përparimin e saj drejt anëtarësimit në BE.
- Ringjallja e nacionalizmit etno-politik paraqet një kërcënim të madh për sigurinë në Kosovë. Çështjet e pazgjidhura të pasluftës, si mohimi i krimeve të luftës nga Serbia dhe ngecja e drejtësisë tranzicionale, kanë lejuar që ideologjitë radikale të vazhdojnë, gjë që mundëson që tensionet etnike ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij serb në Kosovë të mbeten shqetësuese.
- Për Kosovën, anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje e integrimit politik dhe ekonomik, por edhe një komponent kritik i strategjisë së saj të sigurisë kombëtare.
- Siç tregohet në një anketë të kryer nga Omnibus, 59.5% e qytetarëve kosovarë besojnë se anëtarësimi në BE do të përmirësonte agjendën e sigurisë kombëtare të Kosovës.
- Veprimet duhet të ndërmerren nga palët e mëposhtme të interesit:
- BE-ja duhet të sigurojë një proces të parashikueshëm dhe të strukturuar zgjerimi, pasi që do të inkurajonte aspirantët për anëtarësim të krijojnë një angazhim më të fortë ndaj parimeve të BE-së.
- Qeveria e Kosovës duhet të nxisë një dialog më serioz ndërmjet të gjitha komuniteteve në vend duke i përfshirë në proceset vendimmarrëse.
- BE-ja duhet të luajë një rol udhëheqës në lehtësimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që do t'u mundësonte dy vendeve të bëjnë procesin e mekanizmave të drejtësisë tranzitonale.