Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Pluralizmi dhe Pjesëmarrja Demokratike

Një tryezë e rrumbullakët mes bursistëve të KAS dhe miqve të fondacionit

Asset Publisher

13 dhjetor 2021, Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë organizoi një tryezë të rrumbullakët si pjesë e “KAS Book Club”. Këto seri diskutimesh organizohen për bursistët tanë aktualë, të cilët kanë mundësinë të debatojnë mbi tema dhe çështje të ndryshme gjatë të cilave jo vetëm që zhvillojnë mendimin e tyre kritik, por gjithashtu krijojnë një lidhje më të ngushtë si bursistë të KAS përmes takimeve të rregullta dhe diskutimeve të ngushta në grup.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Kosovë z.Daniel Braun, i cili theksoi se sa e rëndësishme është, sidomos në një vend si Kosova ku të rinjtë përfaqësojnë shumicën e popullsisë, që studentët e rinj me arritje të larta siç janë bursistët e KAS të jenë gjithashtu aktiv në jetën sociale e politike në vend.

I ftuar në këtë ngjarje ishte z. Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Z. Zogaj dha këndvështrimin e tij për temat e pjesëmarrjes demokratike, rëndësinë e medias së lirë dhe kërcënimin nga lajmet e rreme. Të rinjtë ndanë mendimin e tyre për temat në fjalë, ndërsa lidhën temat e demokracisë, fjalës së lirë dhe pjesëmarrjes me temat dhe simbolikën e "Fermës së Kafshëve" nga George Orwell, që ishte libri që ata lexuan si pjesë e "KAS Book Club".

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher