Asset Publisher

Single title

Zi për Helmut Kohlin

Helmut Kohl: 1930 - 2017, Ish-kancelar i Republikës Federale Gjermane. Mbajmë zi për Qytetarin e Nderit të Evropës, një kancelar i shquar, atdhedashës, kristiandemokrat pasionant dhe burrë shteti evropian. Për shumë vjet anëtar i Fondacionit Konrad Adenauer

Asset Publisher

Fondacioni Konrad Adenauer mban zi për Helmut Kohlin

Kryetari i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pöttering, jep këtë deklaratë me rastin e vdekjes së ish-kancelarit Helmut Kohl:

„Një burrë shteti gjerman i jashtëzakonshëm dhe një evropian i shquar u largua prej nesh. Fondacioni Konrad Adenauer mban zi për ish-kancelarin Dr. Helmut Kohl, kancelarin e unifikimit të Gjermanisë dhe Qytetar Nderi i Evropës.

Bindja e krishterë dhe përvojat e rinisë ishin për Helmut Kohlin përgjegjësi politike: i lindur më 3 prill 1930 në Ludwigshafen, ai i ndjeu që në moshë të re pasojat e luftës, të diktaturës dhe të nacionalsocializmit. Në politikën e tij ishte e rrënjosur bindja se veç një bashkëpunim mes popujve evropianë mund t‘i zbrapste kundërshtitë dhe armiqësitë. Ai ndikoi në politikën gjermane të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të si kryeministër i Landit Rheinland-Pfalz, si kancelar i Republikës Federale Gjermane dhe si kryetar i CDU-së.

Rëndësia e politikave qeverisëse të kancelarit Helmut Kohl qëndronte në faktin se ai i dha një shtysë të re proçesit të unifikimit evropian, duke qenë një partner i besueshëm për vendet fqinje. Marrëveshja Schengen, tregu i brendshëm i përbashkët, hapja e Unionit ndaj vendeve të Evropës qendrore dhe lindore dhe Traktati i Mastrihtit i takojnë veprimtarisë jetësore politike të Helmut Kohlit. Më 11 dhjetor 1998 atij iu dha dekorata më e lartë evropiane: kryeministrat e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian e dekoruan si „Qytetar Nderi i Evropës", një nderim ky që më parë vetëm Jean Monnet-së i ishte dhënë.

Më 1989 trokiti ora historike e Helmut Kohlit. Kancelari pati shansin ta përmbushte në liri unifikimin e Gjermanisë – plotësisht në linjën e Konrad Adenauerit. Ai e mbajti përherë hapur çështjen gjermane, nuk e përkrahu dy-shtetësinë dhe e kuptoi si mision preambulën e ligjit themeltar të vendit.

Ribashkimi i Gjermanisë do të lidhet gjithmonë me mençurinë e tij si burrë shteti dhe me atë kapital besimi vetjak, që përfitoi prej Evropës dhe botës.

Helmut Kohl angazhohej me pasion për Fondacionin Konrad Adenauer, kryesisë të së cilit i përkiste prej vitesh. Për këtë i jemi shumë mirënjohës. Mendjet dhe lutjet tona janë pranë tij, gruas dhe familjes.“

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher